Tahiri: Kjo qeveri s’ka bërë asnjë projekt që do të mbahet mend

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria “Kurti” është qeveria më e dështuar në Kosovë.

Ai tha se kjo qeveri për mandatin katërvjeçar ka pasur në dispozicion 12 miliardë euro, por që nuk ka bërë asnjë projekt që do të mbahet mend për këto vite.

“Qeveria për katër vjet ka pasur 12 miliardë euro buxhet, në këto 12 miliardë euro a ka ndonjë projekt që është nisur dhe është përfunduar, përveç urës së Saradranit. Është ky kabinet që ka dhënë premtim që do t’i rrisë pensionet, sa i ka rritur 20 euro. Po është rrit ekonomia, 240 milionë euro ua keni dhënë dostave tuaj përmes tenderëve njëburimorë”, tha ai.