“Mandati i katërt i Kurtit”, në Kuvend shkaktohen të qeshura nga gabimi i Besnik Tahirit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkaktuar të qeshura në Kuvend, pasi bëri një gabim gjatë fjalimit të tij.

Derisa ishte duke komentuar deklaratën e Kurtit, i cili më herët tha se është buxheti i katërt që prezanton për një mandat, Tahiri tha se “është mandati i tij i katërt”.

“Ky lavdërohet se si është buxheti i katërt në mandatin e tij të katërt, mirëpo për vlerësimin e qytetarëve ky është buxheti më i dështuar. A u kënaqet a u gëzuat, më vjen keq të fundit e keni”, tha ai.

Pas kësaj reagoi edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha “mos na ndjell bash 4 mandate, se s’e di a mundemi”.

Seanca po vazhdon me diskutime ndërmjet deputetëve.