Kryeministri Kurti kthehet nga diaspora, pjesëmarrës në seancë

Pas një kohe të gjatë mungese, kryeministri i vendit Albin Kurti është parë në seancën e cila pritet të nisë pas pak në Kuvendin e Kosovës.

Seanca sot ka vetëm një pikë në rend dite, që është shqyrtimi i buxhetit prej 3.6 miliardë eurosh.

Kujtojmë, që kryeministri Kurti bashkë me kryediplomaten Gërvalla ishin jashtë Kosovës tash e një javë, për takime elektorale me bashkatdhetarë në Gjermani e më gjerë.