Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje për Liman Musliun

Me një minutë heshtje në nderim të veprës dhe kontributit të Liman Musliut, i cili para disa ditësh vdiq aksidentalisht, ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës.

Sot Kuvendi do të shqyrtojë Projektbuxhetin për vitin 2025, shkruan Zeri.info.

Theksojmë se Liman Musliu ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Zëri