LDK-ja sot e shpalos programin në Prishtinë, thotë se do ta transformojë dhe rigjallërojë ekonominë
Lidhja Demokratike e Kosovës sot shpalos alternativën për ta rigjallëruar ekonominë e Kosovës.
Sipas njoftimit për media, projekti, që do të prezantohet sot, synon ta transformojë ekonominë e Kosovës.
“Sot bëhet prezantimi i programit ekonomik të Lidhjes Demokratike të Kosovës, një projekt që synon ta transformojë ekonominë e vendit tonë ashtu siç dhe e meritojmë”, thuhet në njoftim.
Zyra për informim njofton se ngjarja zhvillohet sot në orën 18:00, në Sallën e Kuqe.