Gjesti Xhenetës: A puthemi dy orë pa ndalur hiç, jam dashuruar

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova Gjesti ka bërë një kërkesë të veçantë ndaj Xhenetës, duke e ftuar për një puthje të gjatë dhe të pandërprerë.

Ai i ka thënë Xhenetës: “A po puthemi dhe t’i bëjmë lëmsh krejt? Puthemi nja dy orë pa u ndalur hiç”, një propozim që ka tërhequr vëmendjen dhe ka krijuar një atmosferë intime dhe emocionuese mes tyre.

Pas këtij propozimi, Gjesti vazhdoi të shprehte ndjenjat e tij të thella për Xhenetën: “Për që dashurohen në ty, s’e kam besuar, ma ke marrë shpirtin, për mua s’ka tjetër. Si të zgjohem, syrin tim e kërkon ku është ajo”.

Gjesti nuk ndaloi këtu dhe shtoi edhe disa komente mbi sjelljen e Xhenetës pas zgjuarjes nga gjumi, duke treguar se sa tërheqëse dhe e dashur është ajo për të.

Ky moment ka shtuar një tjetër dimension të ndjenjave dhe pasionit mes dy konkurrentëve, duke bërë që marrëdhënia e tyre të jetë gjithnjë e më e afërt dhe emocionale.