Deputeti Fatmir Humolli tregon arsyet pse s’do ta votojë buxhetin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, tha se buxheti për vitin 2025 është shkurtpamës dhe nuk sheh perspektivë të zhvillimit të vendit.

“Është shkurtpamës si buxhet dhe nuk shohim perspektiva të zhvillimit të Kosovës. Nuk më duket se duhet me pas ndonjë ndryshim nga buxhetet e kaluara. Për shkak të disa obligimeve nuk e kam parë si do të jetë ndarja’’, thotë ai.

Humolli shprehet se nuk do e votoj këtë buxhet, pa u zgjidhur disa probleme sipas tij.

“Unë nuk mundem me votu asnjë projektligj që sjell Qeveria aktuale, pa e zgjidh problemin e veteranëve të luftës edhe sigurimit shëndetësor për institucionet e sigurisë së vendit, gjitha të tjerat për mua janë hajgare. Nuk çojnë peshë asgjë”, thotë ai.

Deputeti i pavarur thotë se institucionet po e godasin FSK-në, Policinë dhe kategoritë e dala nga lufta dhe për këtë nuk pranon të votojë asgjë. /Frontonline