Palokaj e mposht sllovakun Rysavyn [video]

Në kategorinë Oktagon deri në 63 kg garuesi kosovar Gjoni Palokaj e mundi me pikë pas tre rundesh sllovakun Karol Ryšavýn.

Meçi u mbajt të shtunën mbrëma në Bratisllavë, prej nga ishte edhe kundërshtari i prizrenasit Palokaj, në sallën që pati rreth 13 mijë shikues.

 

Ajo që bie në sy për të keq është se mediat në Sllovaki para meçit e kishin injoruar këtë meç duke mos i dhënë fare publicitet Gjoni Palokajt, duke e ditur prejardhjen e tij.

Mirëpo, Palokajt duket se kjo ia shtoi motivin që pas fitores brilante, festoi me flamurin kuqezi.

Ai në garën Oktagon është i 7-ti në listë, dhe tashmë avancon tutje me këtë fitore.

Edhe pse garuesi sllovak garoi para publikut të vetë dhe përkrahja nuk i nderoi, Gjoni ashtu siç premtoi para meçit e mposhti Karol Ryshavyn dhe në fund u vlerësua me meritë nga juria. /Express