Visar Azemi pas takimit me qytetarë: Bashkë jemi të pamposhtur

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, gjatë një takimi të mbajtur sot në fshatin Greme të Ferizajt, ka thënë se “Bashkë jemi të pamposhtur”.

Azemi ka thënë se gjatë takimit kanë diskutuar për të ardhmen e përbashkët dhe nevojën urgjente për ndryshim.

“Mbrëmjen e kësaj të diele, qëndruam në fshatin e bukur Greme të Ferizajt.  Aty u pritëm ngrohtësisht nga banorët e këtij fshati dhe fshatrave përreth, të cilët treguan entuziazëm për këto takime që po i zhvillojmë në Komunën e Ferizajt. Gjatë takimit, diskutuam për të ardhmen e përbashkët dhe nevojën urgjente për ndryshim”, ka thënë Azemi.

Ai ka thënë se të githë ishin të mendimit që ndryshimi ëhtë i mundur vetëm përmes “Rrugës së Re”.

“Të gjithë ishim të mendimit se ky ndryshim është i mundur vetëm me “Rrugën e Re” dhe me LDK-në, që është e angazhuar për një zhvillim të qëndrueshëm e të drejtpërdrejtë për të gjithë. Bashkë jemi të pamposhtur dhe mund të arrijmë çdo qëllim në mënyrë që të krijojmë një të ardhme më të mire”, ka shkruar Azemi në Facebook.