Digjet një shtëpi në Suharekë, s’ka viktima, dëmet janë të mëdha
Një shtëpi në fshatin Vraniq të Suharekës është djegur gjatë pasdites së sotme.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Sipas Gashit, rasti po cilësohet si “shpërthim zjarri”, e fatmirësisht ka të lënduar.
Sa i përket dëmeve materiale, sipas pronarit ato cilësohen goxha të mëdha, raporton klankosova
“Në Vraniq të Suharekës një shtëpi është djegur rreth orës 16:35. Policia bashkë me prokurorinë kanë nisur hetimet, ndërsa rasti po trajtohet si ‘shpërthim zjarri’, në vendin e ngjarjes kanë dalë dhe brigada e zjarrfikësve. Dëmet janë goxha të mëdha sipas pronarit, por nuk ka të lënduar e as viktima”, tha Gashi.