Drenasi kampion i transparencës buxhetore, Lladrovci: Ja kemi marrë dorën punës së mirë

Drenasi është “shpallur” kampion i transparencës buxhetore.

Të paktën, kështu bën me dije i pari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Ai shton se punës së mirë, ia kanë marr dorën.

“Kampion të transparencës buxhetore…të jemi kampion në qeverisje të mirë, nuk përbën më lajm. Ia kemi marrë dorën punës së mirë, transparente dhe llogaridhënëse.  Respekt për zyrtarët e angazhuar për performancën e shkëlqyer!”, shkruan Lladrovci në Facebook.