Kurti u prit ngrohtë e me brohoritje në Frankurt

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka ndarë një video ku mërgimtarët në Frankfurt, shihen duke brohoritur me të madhe emrin e tij, në shenjë të përkrahjes.

Kryeministri Albin Kurti, dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, po qëndrojnë për vizitë në Gjermani.

Shefi i qeverisë ka ndarë një video ku mërgimtarët në Frankfurt, shihen duke brohoritur me të madhe emrin e tij, në shenjë të përkrahjes.

Kurti tha se takimet me bashkatdhetarët i kanë të shpeshta, ndërsa thekson se në secilën prej tyre ka ngrohtësi.

“Takimet me bashkatdhetarë i kemi të shpeshta. Në secilën prej tyre ka ngrohtësi dhe mikpritje për ne, e interesim dhe entuziazëm për zhvillimin e vendit. Frankfurti nuk përbën përjashtim. Frankfurti është vërtetim”, shkroi ai në Facebook.

“Mirë se ju gjejmë e ju faleminderit për pjesëmarrjen dhe shoqërimin edhe në ditë të diel”, shtoi kryeministri.