Ipswich Town merr fitoren e parë të sezonit ndaj Tottenhamit, Aro Muriç shpallet më i miri i ndeshjes

Klubi i sapopromovuar në elitën e futbollit anglez Ipswich Town, ka marrë fitoren e parë të sezonit dhe atë në udhëtim ndaj Tottenhamit.

Të dy klubet u takuan në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier, me mysafirët që arritën të triumfojnë me rezultat të ngushtë 2-1.

Ndër më meritorët për tri pikët e arkëtuara ishte padyshim portieri kosovar Arijanet Muric i cili pati një paraqitje fantastike në këtë takim.

Muric bëri plotë pesë pritje në këtë takim dhe për këtë arsye u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore, duke u vlerësuar me notën 8.0.

Nga këto pesë pritje që i bëri 26-vjeçari, tri prej tyre ishin brenda zonës së rrezikshme dhe vitale që në fund ekipi i tij të marrë pikët e plota.

Pas pesë humbjeve dhe pesë barazimeve, kjo ishte fitorja e parë këtë sezon për Ipswichin, të cilët tashmë i janë shmangur zonës së rrezikshme duke u pozicionuar në vendin e 17-të në tabelë me tetë pikë.

Sa i përket Muric, ai tashmë do të grumbullohet me Kosovën për Ligën e Kombeve, me ‘Dardanët’ që do të luajnë dy ndeshje ndaj Rumanisë (15 nëntor) dhe Lituanisë (18 nëntor)./telegrafi