Ancelotti synon edhe një trofe të Ligës së Kampionëve, para pensionimit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka treguar se cilat janë qëllimet e tij para pensionimit.

Ai ka thënë së dëshiron të fitojë edhe njëherë Ligën e Kampionëve, para se të dal në pensioni.

“Para pensionimit tim, dua të fitoj Ligën e re të Kampionëve. Unë jam një trajner që gjithmonë dua të arrij majat”, deklaroi Ancelotti.

Për momentin Real Madridi zë pozitën e 18-të në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve, me gjashtë pikë të tubuara në katër ndeshje.

Me Realin, Ancelotti ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve, më 2014, 2022 dhe 2024.