Roma vazhdon pa fitore në Serie A, mposhtet nga Bologna
Pas 12 xhirosh, AS Roma qëndron në vendin e 12-të me vetëm 13 pikë.
Kriza te klubi kryeqytetas vazhdoi edhe sot, ku në “Stadio Olimpico” tre pikët e plota i mori Bologna.
Kjo e fundit arriti fitore prej 3-2, duke i prishur edhe më shumë punë Ivan Juricit, i cili me shumë gjasë do të shkarkohet nga detyra.
AS Roma ka katër humbje në pesë ndeshjet e fundit në Serie A, dhe është pa fitore në tri ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Timonin e skuadrës së Romës pritet ta marrë Roberto Mancini, në rast shkarkimi të trajnerit kroat, Ivan Juric.
Roma do të ketë punë të vështirë në vazhdim, pasi do të përballet me Napolin xhiron e ardhshme, teksa i shkon Tottenhamit në Ligën e Europës, për t’u kthyer në Serie A me përballjen ndaj Atalantës.