Man Utd fiton me rezultat bindës ndaj Leicester Cityt
Manchester Unitedi ka arritur të shënojë fitore bindëse ndaj Leicester Cityt në kuadër të xhiros së dhjetë në Premierligë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Old Trafford” përfundoi me rezultat 3-0.
Golat arritën të realizohen nga Fernandes (17’), Kristiansen autogol (38’) dhe Garnacho (82’).
Me këtë fitore, Man Utd është në vendin e 13-të me 14 pikë, kurse Leicester City mbetet i 15-ti me dhjetë sosh. /Zëri