Femrat i kuptojnë më mirë qentë sesa meshkujt
Nëse qeni juaj fillon të lehë, me siguri e dini se çfarë po kërkon
Këtë e kuptoni posaçërisht kur jeni duke ngrënë, sepse edhe qeni mund të jetë i uritur.
Ose nëse qeni qëndron vetëm te dera, kjo do të thotë se ai dëshiron të del jashtë shtëpisë.
Pra, ekziston një komunikim interesant mes jush dhe qenit të cilin e keni ndërtuar përgjatë viteve.
Megjithatë një studim sugjeron se femrat janë shumë më të prira t’i kuptojnë kërkesat e mikut më të ngushtë të njeriut.
Studimi, i publikuar në revistën ‘Royal Society of Open Science’, ka zbuluar se njerëzit përpiqen të kuptojnë çfarë po mundohet t’u thotë qeni përmes të lehurave, dhe se femrat janë më të “rrjedhshme në gjuhën e qenve sesa meshkujt”. /telegrafi