Barcelona ia cakton çmimin e largimit të një mbrojtësi
Eric Garcia pritet të jetë lojtari i parë që do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.
Mbrojtësi qendror ka pasur disa mundësi këtë edicion, megjithatë nuk ka arritur të lë gjurmë me fanellën e gjigantit katalunas.
Garcia sezonin e kaluar ishte i huazuar te Girona, por Flick e ndali këtë edicion për të parë nga afër paraqitet e tij.
Por pas tetë ndeshjeve të zhvilluara nga ai në La Liga, trajneri gjerman i ka bërë të qartë atij se duhet të gjej një skuadër në janar.
Sport ka raportuar se Barcelona i ka caktuar çmimin e largimit lojtarit dhe nga shitja e tij synon të fitojë rreth 15 milionë euro.
Gjiganti gjerman Borussia Dortmund synon transferimin e Eric Garcias në Bundesliga, megjithatë ai mund të mbetet në La Liga pasi kërkohet nga Real Sociedad. /telegrafi