Drita fiton me përmbysje ndaj Ferizajt, Prishtina barazon në fund kundër Llapit

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e 13-të.

Drita ka arritur të fitojë me përmbysje ndaj Ferizajt në udhëtim. Ndeshja përfundoi me rezultat 1-2.

Golin për skuadrën vendase e shënojë Betim Haxhimusa (60’), kurse për Dritën realizoi Besnik Krasniqi nga penalltia në minutën e (68’), kurse të dytën Egzon Bejtulai (72’).

Me këtë fitore, Drita e sheh vetën lidere me 25 pikë, kurse Ferizaj I parafundit me 14 sosh.

Baras ka mbetur ndeshja mes Llapit dhe Prishtinës në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

Golin për Llapin e shënojë Ilir Blakçori (31’), kurse për Prishtinën realizoi Ardian Limani (90+2’).

Kësisoj, Llapi është i shtati me 16 pikë, Prishtina e katërta me 21 sosh. /Zëri