Haradinaj për vdekjen e dy veteranëve të UÇK-së: Dhanë gjithçka për lirinë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime ndaj familjarëve për humbjen e dy veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liman Musliu dhe Naim Qorrolli.
“Kosova humbi dy luftëtarë të lirisë, dy atdhedashës që i bënë ballë armikut dhe dhanë gjithçka për lirinë e vendit dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, veteranët e UÇK-së Liman Musliu dhe Naim Qorrolli”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka thënë se në memorien kolektive, Limani dhe Naimi, ndër breza do ta kenë gjithmonë vendin e veçantë dhe respektin për sakrificën sublime, për Kosovën shtet.