Egzon Pireci dhe Adelina Ismaili publikojnë këngën e re “Dashuri e humbur”
Egzon Pireci dhe artistja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, janë bërë bashkë për një këngë të re.
“Dashuri e humbur” titullohet ky projekt, i cili vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti dhe muzika është realizuar nga kompozitori Ilir Berani me aranzhim nga Ardian Kastrati.
Diva e muzikës ka bërë një paraqitje të mahnitshme në videoklip, ndonëse viteve të fundit ka qenë më e distancuar nga projektet.
Kënga e plotë tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të artistit prizrenas.
Ky kombinim po rezulton të jetë i pëlqyer edhe nga fansat e publiku, pasi reagimet janë shumë pozitive.
Përkundër distancimit, Adelina nuk ka dyshim se është një nga emrat që ka thyer tabu në estradë.