Osmani në Budapest takohet me studentë e biznese nga Kosova: Pasqyra më e mirë e shtetit tonë

Presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Budapest të Hungarisë pati një agjendë të ngjeshur, me sërë takimesh të rëndësishme me figurat e larta të vendeve aleate.

Por, e para e vendit nuk e la pa takuar edhe mërgatën kosovare në Hungari.

Përmes një njoftimi nga ana e Presidencës, bëhet e ditur se Osmani është takuar me studentë dhe biznese nga Kosova atje.

Madje, e para e vendit shprehet se ata janë pasqyra më e mirë e shtetit, si dhe ura lidhëse me shtetin hungarez.