“Mirëmbrëma yje”, Arbana Osmani rikthehet me program të ri [video]

Ajo është njëra nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm.

Fjala është për Arbana Osmanin, ikonën e televizionit, e cila veçse ka njoftuar rikthimin në ekran.

Prezantuesja e njohur shqiptare bëri të ditur për ndjekësit se po vjen me programin “Mirëmbrëma yje”.

Ndonëse ka zbuluar një pjesë të shkurtër të asaj që do të sjellë, siç shihet do të ketë episode me të ftuar të profileve të ndryshme.

“Mirëmbrëma yje. Më keni munguar. Shihemi shumë shpejt, mjafton të klikoni “subscribe” në Youtube”, ka shkruar ajo në Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Tutje, theksoi: “Linkun e keni në biografi. Ju dua”.

Arbana më së shumti shquhet për prezantimin e shkëlqyer të Big Brother, edhe pse ka qenë moderatore e shumë emisioneve të tjera të suksesshme.

E këtë herë pritet të shihet se me çfarë po vjen, por që nuk ka dyshime për punën që bën. 

Por në kanalin zyrtar në Youtube, në videon e publikuar janë bërë të ditura disa detaje. 

"“Mirëmbrëma yje” është një cikël emisionesh i konceptuar dhe drejtuar nga Arbana Osmani. Programi xhirohet në Bogë (Malësi e madhe) në shtëpine e Arbanës. Ajo mirëpret në shtëpi disa nga personazhet më në zë të artit, show biz, sportit apo biznesit dhe i fton të gatuajnë bashkë, të rrëfehen, të luajnë, diskutojnë, këndojnë apo kërcejnë", shkruan në Youtybe. /Zëri