Reijnders sulmon mbrojtësit e tij: Nuk është e mundur t’i pësosh tre gola të njëjtë

Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te Cagliari në ndeshjen që u shënuan gjashtë gola.

Rossonerët ishin në disavantazh pastaj dy herë krijuan epërsi, por që në fund e humbën atë.

Tijjani Reijnders ka folur për DAZN në fund të ndeshjes në Cagliari , duke thënë se nuk është e mundur që kanë pësuar tre gola të njëjtë.

“Ne e filluam duke pësuar një gol menjëherë, nuk është se si dëshironi të filloni një lojë. Nuk është e mundur që Milani të pranojë 3 gola të njëjtë, nuk është e mundur për ne”, deklaroi mesfushori holandez.

Ai foli edhe për asistimin e mrekullueshëm që bëri te goli i shënuar nga Rafael Leao.

“Kërkoja hapësirë ënë mes, nuk e gjeta dhe më pas pashë Leaon duke sulmuar hapësirën. Ishte e vetmja mënyrë për t’ia arritur, për fat të mirë ai më pas shënoi”, u shpreh Reijnders.

Me këtë barazim Milani mbetet në pozitën e shtatë në tabelë me 18 pikë, shtatë më pak se lideri Napoli. /Telegrafi/