Kishin marrëveshje me një trajner kroat, por dështoi afrimi i tij: Si u bind Ilir Daja nga Nderim Nexhipi ta marrë drejtimin e Ballkanit

Ish-futbollisti i njohur tashmë drejtori sportiv i Shkupit, Nderim Nexhipi, zbuloi edhe si e bindi Ilir Dajën që ta merrte drejtimin e Ballkanit.

“Në fund të dhjetori ose në fillim të janarit patëm një bisedë me trajnerin Tomislav Stipic”, ka thënë fillimisht ai.

“Ishte në Suharekë, e pa stadiumin dhe ishte gjithçka gati që të nënshkruante (me Ballkanin). Ai u kthye në Shtutgart ku e kishte familjen dhe më pas kishte mbetur në komunikacion dhe i kishte ikur aeroplani (për në Prishtinë)”.

“Dhe në atë ditë, një mik më merr në telefon dhe më thotë se Partizani po i ndante rrugët me Ilir Dajën”, tha ai për Telegrafin.

“Partizani doli me njoftim (për largimin e Ilir Dajës) dhe në darkë pata një bisedë me (Artim) Pollozhanin dhe më pas kontaktova me Ilirin”, ka zbuluar më tej Nexhipi, duke zbuluar prapaskenat se si e bindën tani ish-trajnerin e Balkanit.