Burimi: Dashuria duhet të pranohet, duhet të provohet edhe me personat si unë

Burim Vatovci në një bisedë me Drilonin është shprehur duke thënë se dashuria duhet të pranohet edhe nga ai.

Madje, ndër të tjerash ai theksoi se duhet pranuar nëse dashuria shprehet nga ai.

“Jam njeri edhe unë, nuk jam robot. Për atë kam ardhur këtu, t’iu tregojë se edhe unë edhe krejt personat si unë, nëse ua shpreh dashurinë, duhet ta pranojnë, duhet të provojnë edhe me kësi personi”, u shpreh ai.

Tutje, tha: “Nuk është asgjë me u çudit nëse them se po më pëlqen, sepse njeri jam edhe unë”.

Burimi në ndërkohë ka shprehur pëlqim për disa nga vajzat në shtëpi, edhe pse është refuzuar.

Të njëjtit i është bërë me dije se nuk mund të ketë asgjë më shumë dhe se e shohin vetëm si shok.

Sidoqoftë, deri më tani nuk është deklaruar akoma ndonjë çift në Big Brother Kosova 3.