Bastiset një banesë në Prishtinë, policia gjen drogë dhe prova të tjera
Policia e Kosovës ka kryer bastisej në një banesë në rrugën “Vicianum” në Prishtinë.
Bastisja është kryer pasi që e njëjta ishte përdorur nga të dyshuarit për trafikim të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit, policia konfiskoi 468 gram marihuanë, një peshore, një pasaportë, një llaptop, një libër me shënime, paketime të thata për paketimin e drogës dhe kontratën e qirasë.
Hetimet për rastin po vazhdojnë për të identifikuar të përfshirët dhe mënyrën e operimit.