Taylor Swift thyen rekord sërish me nominime në “Grammy Awards 2025”
Taylor Swift ka vendosur një rekord të ri.
Përpara shpalljes së nominimeve për çmimet “Grammy 2025”, Akademia konfirmoi në një deklaratë se këngëtarja 35-vjeçare vendosi një rekord duke u bërë muzikantja e parë që merr shtatë nominime në kategorinë e ‘albumit të vitit’.
Taylor ka gjithsej 58 nominime në karrierën e saj, me 14 çmime të fituara.
Përveç kësaj, ylli u nominua për ‘albumin e vitit’ me “Red” në 2014 dhe “Evermore” në 2022, por asnjëri prej albumeve nuk fitoi çmimin prestigjioz.
Swift nominohet në këtë kategori për të katërtin vit radhazi, për albumin “The Tortured Poets Department”. Me këtë nominim, ajo theu rekordin e saj të mëparshëm, e lidhur me këngëtaren Barbra Streisand, e cila kishte gjashtë nominime për ‘albumin e vitit’.
Përveç albumit të vitit, u nominua edhe në kategoritë për ‘videoklipin më të mirë’, ‘videoklipin e vitit’ dhe ‘këngën e vitit’ për “Fortnight” me Post Malone, si dhe për ‘performancën më të mirë’ të dyshes/grupit pop për bashkëpunimin me Gracie Abrams dhe për ‘albumin më të mirë’ me “The Tortured Poets Department”.
Për ‘albumin e vitit’ 2025 u nominuan edhe albumet e këngëtares Beyonce, Sabrina Carpenter, Jacob Collier, Billie Eilish dhe Chappell Roan.