Gjakovë: Gjendet pa shenja jete në vendin e tij të punës

Një person është gjetur pa shenja jetë mëngjesin e së dielës në vendin e tij të punës.

Policia përmes raportit ditor ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, përderisa trupi i tij i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

HETIM I VDEKJES

Gjakovë 09.11.2024 - 07:55. Është raportuar se në vendin e tij të punës është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri