Vdes një burrë derisa ishte duke punuar në një objekt banesor në Prishtinë
Një burrë dyshohet se ka vdekur, derisa ka qenë duke punuar në një objekt banesor.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
Policia e Kosovës thotë se rasti është cilësuar “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
“Rr. Gucia, Prishtinë 09.11.2024-16:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka qenë duke punuar në një objekt banesor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor.