Eman Rrahmani tregon një rast të përpalljes me qytetarët pasi doli nga LVV-ja [video]

Ish-deputeti i LVV-së Eman Rrahmani, e ka bërë të qartë se aryseja kryesore e largimit nga LVV-ja është kodi civil, me të cilin pushteti pritet që të dërgoi në kuvend, e në të cilin sipas tij, u mundësohet martesa mes gjinive të njejta.

Rrahmani ka treguar edhe një rast kur është përballur me qytetarët pasi kishte vendosur të largohet nga LVV-ja.

Ai tregoi se tri gra e kishin ndalur, ndërsa fillimisht pa e ditur arsyen, sipas tij, e kishin akuzuar se ia ka tradhtuar votën e tyre pasi ka dal nga LVV-ja, por deputeti u kishte shpjeguar arsyen pse kishte marrë këtë vendim, e i cili ishte kundër martesave mes gjinive të njejta, për çka tha se pasi ia shpjegoi, ato i premtuan mbështetje.

“Një rast që më ka ndodhur këtu afër sheshit, tri gra duke kaluar, më ndalen dhe me than se të kemi votuar, na tradhtove. Ju afrova dhe i pyeta se pse ju kam tradhtuar? Ato më thanë se ke dal nga Vetëvendosje, ju thash se a më keni votuar me ia mundësua me u martua burrat me burra dhe gratë me gra a? ato më than jo, por njera prej tyre tha se ky për atë është larguar, ndërsa të tjerat thanë se nëse është larguar për këtë do ta ketë mbështetjen tonë”, ka thënë Rrahmani.

Ai tha se kjo mbetet një qasje që duhet të ju tregojë qytetarëve arsyeja pse kanë marrë këto vendime. /Zëri