Aksident tragjik, vdes zyrtari i FSK-së

Zyrtari civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musli ka vdekur pas një aksidenti tragjik.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi, ku kanë thënë se Musliu, ishte ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, transmeton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Njoftim

Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se pas një aksidenti tragjik ka ndërruar jetë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu, nga jeta ndahet në poziten zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari u shpreh ngushëllime familjes, miqëve, shokëve, bashkëluftëtarëve e bashkëpunëtorëve në FSK, duke vlerësuar lartë kontributin dhe shërbimin e tij ndaj atdheut , me nder dhe dinjitet në të gjitha periudhat !

Për varrimin dhe homazhet do të njoftoheni me kohë.