Del video, Mialim Zeka e shau mbrëmë Xhenetën e Big Brother VIP Kosova
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta është ngacmuar (sulmuar) seksualisht brenda kësaj shtëpie që monitorohet nga kamerat 24/7.
Rezarti, pa miratimin e saj e ka goditur në të pasme. Ai është përjashtuar nga gara.
Po aq i tmerrshëm sa veprimi i Rezartit është edhe komenti i opinionistit, Milaim Zeka.
Ai arsyeton ngacmimin seksual, duke përqeshur viktimën e këtij akti të tmerrshëm, pra Xhenetën. Madje edhe duke e sharë, shkruan Insajderi.
Për më shumë ndiqni videon që është realizuar në studion e Big Brother e që është duke qarkulluar me të madhe në rrjet.