Bideni fton Trumpin në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden pritet të takohet këtë javë në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e sapozgjedhur Donald Trump.
Ftesa e Biden për Trump është një traditë e kahershme mes presidentit në detyrë dhe atë që pritet të marrë drejtimin e shtetit më të rëndësishëm në botë.
Megjithatë, kur Trump humbi zgjedhjet në 2020 ai e theu këtë traditë dhe nuk e mbajti një takim të tillë.
Donald Trump triumfoi në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit duke marrë 301 vota elektorale.