Një person vdes në vendin e punës në Gjakovë, detaje për rastin

Ditën e sotme rreth orës 08:00, një person dyshohet se ka ndërruar jetë në vendin e punës në Gjakovë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar.

Në lidhje me këtë rast janë intervistuar dy persona, dëshmitar të këtij rasti.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se njëri nga dëshmitarët ka thënë se viktima ka qenë i vetëm në vendin e punës, në zyrën e kompanissë ‘’Fox Group’’.

Tutje ka deklaruar se sa kishte hyrë në vendin e punës, kishte parë viktimën të shtrirë në dysheme, ku menjëherë kishe njoftuar emergjencën dhe policinë.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dal njësitë relevante.

Me vendim të prokurorit kujdestar për krime të rënda, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.