Osmani: Lituania vazhdon ta mbështesë fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Budapest me homologun e saj të Lituanisë, Gitanas Nauseda.
Osmani ka falënderuar Nausedan, dhe theksoi përkushtimin e Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale.
“Mora konfirmimin e tij se Lituania do të vazhdojë të na mbështesë edhe më tej për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar ndër të tjera Osmani në Facebook.