LVV-ja thotë se ka i votat për ta miratuar buxhetin në Kuvend

Kuvendi i Kosovës të hënën, më 11 nëntor mban seancën plenare ku në rend dite është shqyrtimi i Projektligjit për buxhetin.

Në njoftimin e Kuvendit bëhet e ditur se seanca plenare është paraparë të fillojë në ora 10:00.

“Rendi i ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-332 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

E sot lidhur me atë nëse i kanë votat e mjaftueshme për ta kaluar buxhetin për vitin 2025 u pyet deputeti i LVV-së, Armend Muja.

Ai në një konferencë për media tha se i kanë numrat e nevojshëm për ta kaluar buxhetin.

“…Ne i kemi numrat për ta kaluar Ligjin për Buxhetin”, tha shkurt Muja. /Telegrafi/