Theret me thikë një 21-vjeçar në Gjirokastër
Mbrëmjen e kësaj të premte në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër, është paraqitur për të marrë mjekim, L. H., 21 vjeç, banues në lagjen “Kodra e Shtufit”.
Sipas euronews.al, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ai është goditur me thikë nga L. Dh., 29 vjeç, banues në Fier.
21-vjeçari u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Ndërkaq, Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e të dyshuarit.
Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.