Kurti: E kemi shpëtuar trashëgiminë kulturore e historike që po degradohej
Kryeministri i Kosoës Albin Kurti ka shpërndarë postimin e ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku, i cili ka renditur projektet e përfunduara gjatë këtij mandati, ato që janë në realizim e sipër, si dhe ato që janë në procedim prokurimi, teksa ka thënë se tani ka më shumë qendra të kulturës dhe hapësira për të rinj.
“E kemi shpëtuar dhe restauruar trashëgiminë e vlefshme kulturore e historike që po degradohej. Sot kemi më shumë qendra të kulturës dhe hapësira për të rinj se që kemi pasur ndonjëherë. E Lojërat Mesdhetare 2030 do të na gjejnë me infrastrukturën më të mirë sportive në rajon”, ka shkruar Kurti.