Osimheni flet për të ardhmen e tij te Galatasaray
Victor Osimhen ka folur për të ardhmen e tij në Turqi te skuadra Galatasaray.
Osimheni ka shijuar periudhën e tij të huazimit deri më tani me Galatasarayn dhe sulmuesi nigerian ka dhënë një përditësim për të ardhmen e tij.
Duke folur për mediat, pasi shënoi dy herë në fitoren 3-2 kundër Tottenhamit të enjten mbrëma, Osimheni tha: “Nuk do të largohem në janar, jam te Galatasaray deri në fund të sezonit. Nuk e di se çfarë po flasin Galatasaray dhe Napoli, për më pas, por nëse ata vijnë tek unë, ne do të flasim, është një klub i mirë që më pëlqen shumë Galatasaray. /Zëri