Presidentja e PE-së takohet me Osmanin: Angazhimi në dialog duhet të çojë në përparim

Presidentja e Parlamentit të Evropës, Roberta Metsola, ka thënë se është takuar dje me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, me të cilën ka diskutuar për përpjekjet e Kosovës për një të ardhme evropiane.

Në një postim në platformën X, ajo ka theksuar se e mirëpret angazhimin e Kosovës ndaj Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimit gradual në tregun e përbashkët të BE-së.

“Angazhimi në dialogun Prishtinë - Beograd duhet të çojë në përparim”, ka thënë Metsola në X.

Osmani gjatë ditës së djeshme ka thënë se nuk do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.