Edon Zhegrova tregon për mediat italiane se cilat ndeshje i shikon në Serie A dhe cili klub i pëlqen
Edon Zhegrova foli për gianlucadimarzio.com për ndeshjen kundër Juventusit dhe gjithashtu për të ardhmen e tij që lidhet shpesh me gjigantët e Serie A.
Edon Zhegrova është një nga lojtarët më të ndjekur në botë. Anësori i djathtë i Lille , asistoi te Jonathan David në barazimin 1-1 kundër Juventusit të martën.
Ai foli ekskluzivisht për gianlucadimarzio.com, duke u ndalur edhe tek klubet e Serie A, por më shumë për Milanin.
Pas dy fitoreve kundër Real Madrid dhe Atletico Madrid, Lille u ndal nga Zonja e Vjetër në shtëpi, por për Zhegrovën është një pikë e fituar dhe jo dy pikë të humbura.
“Juventusi është një klub gjigant me lojtarë të mrekullueshëm. Ne pamë sot (e martë) se sa ekip i fortë janë. Mendoj se në fund barazimi ishte rezultati i duhur kundër një ekipi shumë të fortë si Juventusi”, deklaroi Zhegrova.
Nuk është sekret që Zhegrova ka ëndrërtë luajë për klube të mëdha, sidomos në Serie A dhe ai ka folur për këtë gjë.
” Më pëlqen futbolli italian, i ndjek gjithmonë skuadrat tuaja të mëdha si Milani dhe i shikoj edhe ndeshjet e Juves. Pastaj në Kosovë ka shumë tifozë të Milanit, Interit dhe Juves. Unë në Serie A një ditë? Pse jo? Më pëlqen shumë Milani”, deklaroi Zhegrova. /Telegrafi