LDK-ja dorëzon sot në Kushtetuese Ligjin për zyrtarët publikë
Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK] do të dorëzojë sot në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për zyrtarët publikë.
Kështu ka bërë të ditur LDK-ja, përmes një njoftimi, transmeton Zeri.info.
“Ju njoftoj se Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dorëzon në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës Ligjin nr. 08/l-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/l- 197 për zyrtarët publikë, sot më datën 07.11.2024, ora 15:00”, thuhet në njoftimin e LDK-së. /Zëri