Xheneta befason me deklaratën e saj: Më mirë e voziti veturën kur jam e pirë

Xheneta Fetahu ka deklaruar se autoritetet suedeze ia kanë marrë lejen e vozitjes për dy-tre vjet.

Kjo pasi, siç potencoi ajo, kishte vozitur kur kishte qenë e dehur, derisa u dërgua për këtë në stacionin policor.

“Ma mirë i grahi kerrit e pirë. I grahi kerrit ma mirë, nuk e di. Na patën marrë edhe na patën dërgu në stacion, mua edhe një shoqe timen. E bonem testin e alkoolit, na dënuan”, u thoshte ajo banorëve, derisa ata qeshnin dhe u çuditën me deklaratën e saj.

Ishte Arioni i cili reagoi menjëherë kësaj deklarate, duke i thënë: “Mos moj loçka jem”.

“Unë s’kam të drejtë hiq me vozitë kerrin. Unë s’kam drejt edhe dy vjet ose tri me marrë lejen”, theksoi mes të tjerash Xheneta. /telegrafi