Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për terrorizëm, ishte në kërkim që nga viti 2013

Një i kërkuar që nga viti 2013 është vetëdorëzuar dje në Policinë e Prishtinës.

Ai dyshohej për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Zeri.info.

“Prishtinë, 26.01.2013 - NN. Lidhur me rastin është raportuar se më 06.11.2024 është vetëdorëzuar i dyshuari kërkuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të cekur. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri