Dy të plagosur me armë në Prishtinë, njëri në rrethana të panjohura

Në dy raste të ndara, gjatë 24 orëve të fundit dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Prishtinë.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Carraleva” mëngjesin e së mërkurës, ku viktima mashkull është duke u trajtuar në QKUK, pasi është qëlluar plagosur në këmbë nga persona të panjohur.

“Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tri gëzhoja të armës së zjarrit. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur Policia.

Rasti i dytë ka ndodhur po të mërkurën në fshatin Drenovc të Prishtinës, sipas Policisë viktima mashkull është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi në rrethana të panjohura është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa një pistoletë me 11 fishekë janë sekuestruar”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri