Deputeti i LVV-së: Kushdo që deklaroi publikisht për Trumpin dhe Grenellin mban përgjegjësi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Salih Zyba, duke mos dashur t’i komentojë deklaratat e Gërvallës, thotë se përgjegjësi mban çdokush që ka dhënë deklarata publike.

“Proces i mirë dhe demokratik dhe si rezultat i qytetarëve të SHBA-së. Kushdo që ka deklaruar publikisht mban përgjegjësi”, tha Zyba.

Deputeti Zyba vlerëson se politika e Kosovës karshi SHBA-së varen edhe nga përfaqësimet që do të jenë.

“Nuk kamë dilema në politikën e SHBA-së në raport me Kosovën, por varet gjithçka varet edhe nga qëndrimi i atyre dhe jo dëshirave tona”. /Frontonline