Vdes në QKUK 21-vjeçari që u aksidentua në Pestovë të Vushtrrisë
Mbrëmë rreth orës 22:00, në rrugën nacionale Prishtinë - Mitrovicë, në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident me lëndime të rënda, në të cilin ishte përfshirë një automjet me targa vendore.
Policia ka njoftuar se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo rreth orës 00:40 të datës 07.11.2024 Policia është njoftuar nga Emergjenca e QKUK-së se si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident personi i lënduar i moshës 21-vjeçare ka humbur jetën, transmeton Zeri.info.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri