LDK-ja prezanton sot kandidatët për Prishtinën
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nis sot “Turneun e ndryshimit”.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dje ka thënë se nesër do të prezantojnë kandidatët e Prishtinës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ai tha se ka vullnet e energji në ekipin organizativ për përgatitjen e takimit në Prishtinë, nisja që LDK-ja e quan “Turneu i ndryshimit”.
“Përgatitjet e fundit për takimin e madh të Prishtinës! Vullnet e energji plot në ekipin organizativ”.
“Turneu i Ndryshimit nisë nesër në Kryeqytet, për të vazhduar nëpër Kosovë. Nesër LDK-ja prezanton kandidatët e Prishtinës për zgjedhjet e 9 shkurtit! Eja nesër. Nga ora 19:00, në AMC Hall! Bëhu ndryshimi”, shkroi Abdixhiku dje në Facebook.