Harrisi e përmbyll fjalimin e saj për pranimin e disfatës
Nënpresidentja Kamala Harris tha se “tani nuk është koha për t’i çuar duart”, por është koha “për t’i përveshur mëngët”.
“Vetëm kur të mbulon errësira mund t’i shohësh yjet”, theksoi ajo.
“Ne do ta vazhdojmë këtë luftë në kabinat e votimit, në gjykata dhe në sheshe publike, tha Harris, duke sinjalizuar punën që demokratët janë të gatshme ta bëjnë në katër vjetët e ardhshme.
Harrisi në veçanti iu drejtua të rinjve që kërkoi t’i organizojë, duke e pranuar se humbja e saj mund të jetë e dhimbshme, por puna nuk ka mbaruar.
“Nganjëherë duhet kohë për të luftuar. Kjo nuk nënkupton se ne nuk do të fitojmë. Çfarë ka rëndësi është të mos heqësh dorë kurrë”, nënvizoi ajo.